Janë mbyllur 4 ndeshjet e Grupit B të vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë e Dytë, ku janë shënuar plot 8 gola.
Sfida më interesante ishte ajo mes Këlcyrës dhe Maliqit që prodhoi 5 gola, ku fitues në fund dolën vendasit në minutat e fundit.
Fitore "fotokopje" arritën dhe dy skuadrat B të Partizanit dhe Bylisit që mposhtën minimalisht 1-0 Orikun dhe Shkumbinin.
Vlen të theksohet se ndeshja mes Eagle Football dhe Devollit e cila nisi me vonesë dhe është mbyllur pa gola pjesa e parë.
REZULTATET:
Këlcyra 3-2 Maliqi (Teka 47, Qamo 62, Demollari 27, Kame 29)
Butrinti 1-0 Delvina (Mërkuri 73)
Bylis B 1-0 Shkumbini
Oriku 0-1 Partizani B (Petritaj 90)