Fitore "fotokopje" për Partizanin B dhe Bylis B

- Bota Sot

Fitore "fotokopje" për Partizanin B dhe Bylis B

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Grupit B të vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë e Dytë, ku janë shënuar plot 8 gola.

Sfida më interesante ishte ajo mes Këlcyrës dhe Maliqit që prodhoi 5 gola, ku fitues në fund dolën vendasit në minutat e fundit. 

Fitore "fotokopje" arritën dhe dy skuadrat B të Partizanit dhe Bylisit që mposhtën minimalisht 1-0 Orikun dhe Shkumbinin.

Vlen të theksohet se ndeshja mes Eagle Football dhe Devollit e cila nisi me vonesë dhe është mbyllur pa gola pjesa e parë.

REZULTATET:

Këlcyra 3-2 Maliqi (Teka 47, Qamo 62,  Demollari 27, Kame 29)

Butrinti 1-0 Delvina (Mërkuri 73)

Bylis B 1-0 Shkumbini

Oriku 0-1 Partizani B (Petritaj 90)



Lexoni të gjitha në Bota Sot