Komisioni i Garave pranë Faderatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së vendit për sezonin 2025/26.
"Shkëndija jonë do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës në dy ndeshje:
Ndeshja e parë:
22 prill 2026 – Tetovë
Shkëndija - Shkëndija Haraçinë
Ndeshja e kthimit
6 maj 2026 – Kumanovë?
Shkëndija Haraçinë - Shkëndija
Duke qenë se në këtë fazë të garës do të aplikohet sistemi VAR, ndeshjet duhet të zhvillohen në stadiume të licencuara.
Për këtë arsye, ndeshja e kthimit pritet të luhet në Kumanovë, pasi stadiumi në Hasanbeg ku haraçinasit luajnë ndeshjet e tyre nuk plotëson kushte për implementimin e sistemit VAR.
Finalja e Kupës së RMV-së është caktuar të zhvillohet më 20 maj 2026.", thuhet nga Shkëndija.