Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të Kupës, Shkëndija - Shkëndija Haraçinë

- Bota Sot

Përcaktohen terminet e gjysmëfinaleve të Kupës, Shkëndija - Shkëndija Haraçinë

Komisioni i Garave pranë Faderatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së vendit për sezonin 2025/26.

"Shkëndija jonë do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës në dy ndeshje:

Ndeshja e parë:

22 prill 2026 – Tetovë

Shkëndija - Shkëndija Haraçinë

Ndeshja e kthimit

6 maj 2026 – Kumanovë?

Shkëndija Haraçinë - Shkëndija

Duke qenë se në këtë fazë të garës do të aplikohet sistemi VAR, ndeshjet duhet të zhvillohen në stadiume të licencuara.

Për këtë arsye, ndeshja e kthimit pritet të luhet në Kumanovë, pasi stadiumi në Hasanbeg ku haraçinasit luajnë ndeshjet e tyre nuk plotëson kushte për implementimin e sistemit VAR.

Finalja e Kupës së RMV-së është caktuar të zhvillohet më 20 maj 2026.", thuhet nga Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot