Dyshime gjatë kontrolleve, Dogana thotë se zyrtari i saj u kërcënua nga një përfaqësues i kompanisë së naftës

- Gazeta e Prizrenit

Dyshime gjatë kontrolleve, Dogana thotë se zyrtari i saj u kërcënua nga një përfaqësues i kompanisë së naftës

Dogana e Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër një kërcënim që thotë se i është bërë një zyrtari të saj.

Sipas një reagimi të këtij institucioni, ky kërcënim ndaj menaxherit të nivelit të lartë, është bërë nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Aty thuhet se kërcënimi ka ndodhur gjatë së hënës, derisa ishin duke u ndërmarrë verifikime për një kontingjent me derivate.

Sipas Doganës, janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore.

“Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike”, thuhet në reagim.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore



Read it all at Gazeta e Prizrenit