Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

- Gazeta e Prizrenit

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori
Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit, kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth 500 pacientë janë diagnostikuar dhe trajtuar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë, transmeton IndeksOnline.

Kurtishi ka theksuar se ngarkesa në këtë klinikë është e lartë, ku çdo ditë pune trajtohen rreth 250 deri në 300 pacientë në shërbimin e Onkologjisë mjekësore, ndërsa rreth 140 pacientë në ditë i nënshtrohen rrezatimit në shërbimin e Radioterapisë.

“Ne Kosove regjistrohen rreth 2100 raste të reja në vit, kjo përkthehet në afërsisht 170 -190 raste në muaj, pra për periudhën janar – 20 mars: rreth  500 pacientë të rinj të ekzaminuar/diagnostikuar dhe trajtuar në Klinikën e Onkologjisë për herë të parë. Çdo ditë pune rreth 250-300 pacientë trajtohen në Shërbimin e Onkologjisë mjekësore dhe rreth 140 pacientë në ditë rrezatohen në Shërbimin e Radioterapisë, pra mbi 450 pacientë në total trajtohen në Klinikën e Onkologjise”, ka thënë Kurtishi në një prononcim për IndeksOnlinen.



Read it all at Gazeta e Prizrenit