Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar disa “dëshmi” në zyrën e KEDS-it se njehsorët elektrikë po masin gabimisht kohën.
Visar Azemi nga LDK ka thënë se kanë sjellë dëshmi të mjaftueshme se si “KEDS-i po manipulon dhe vjedh qytetarët”.
Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe t’ju tregoj që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi para objektit të KEDS./KOHA