Fazli Ndrecaj, i cili ishte në kërkim policor dhe konsiderohej si një nga personat më të kërkuar në rajonin e Suharekës, është dorëzuar në statcionin policor në Suharekë.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se Ndrecaj është paraqitur në organet e rendit i shoqëruar nga avokati i tij, Blerim Mazreku, raporton Gazeta Sinjali.
Ndrecaj ishte në arrati dhe dyshohej për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë rastin e madh të narkotikëve në zonën e Maqiteves, për të cilin autoritetet kishin zhvilluar hetime intensive.
I njëjti ishte raportuar më herët se qarkullonte i armatosur dhe kishte kanosur banorë të zonës, duke ngritur shqetësim për sigurinë publike.
Pas dorëzimit, pritet që ndaj tij të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.