Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit.
Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe për shkak të natyrës teknike dhe rrezikshmërisë së lartë, do të ketë kufizime në qarkullim.
“Ndalohet plotësisht qarkullimi për kamionë dhe makineri të rënda, ndërsa qarkullimi i automjeteve të lehta do të zhvillohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar”, thuhet në njoftim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet në terren dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.