Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

- Gazeta e Prizrenit

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe për shkak të natyrës teknike dhe rrezikshmërisë së lartë, do të ketë kufizime në qarkullim.

Ndalohet plotësisht qarkullimi për kamionë dhe makineri të rënda, ndërsa qarkullimi i automjeteve të lehta do të zhvillohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet në terren dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Nga Komuna e Dragashit theksohet se këto ndërhyrje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të rrjetit elektrik dhe rritjes së sigurisë për banorët e zonës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit