Priti penalltinë ndaj Genoas, Di Gregorio u ndihmua nga shoku i skuadrës

- Bota Sot

Priti penalltinë ndaj Genoas, Di Gregorio u ndihmua nga shoku i skuadrës

Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie-n A.

Portieri, Michele Di Gregorio priti një penallti në minutën 75-të.

Kjo pritje e penalltisë ka një histori mbrapa.

Para se lojtari Martin të bëhej gati për të goditur drejt portës, një letër i shkoi portierit Di Gregorio.

Ishte bashkëlojtari i tij, Carlo Pinsoglio që i dërgoi një letër për t’i treguar se në cilën anë të bënte “paradën” dhe doli e saktë.



Read it all at Bota Sot