Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie-n A.
Portieri, Michele Di Gregorio priti një penallti në minutën 75-të.
Kjo pritje e penalltisë ka një histori mbrapa.
Para se lojtari Martin të bëhej gati për të goditur drejt portës, një letër i shkoi portierit Di Gregorio.
Ishte bashkëlojtari i tij, Carlo Pinsoglio që i dërgoi një letër për t’i treguar se në cilën anë të bënte “paradën” dhe doli e saktë.