FIFA nis hetim ndaj Spanjës për thirrjet raciste ndaj Egjiptit

- Bota Sot

FIFA nis hetim ndaj Spanjës për thirrjet raciste ndaj Egjiptit

FIFA ka nisur sot procedurë disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit për incidentet që ndodhën në ndeshjen miqësore kundër Egjiptit.

Brohoritjet nga tribunat e tipit ” Kushdo që nuk kërcen qoftë mysliman” do të hetohen nga FIFA, sipas një deklarate nga organi më i lartë qeverisës i futbollit në botë. 

Tribunat e stadiumit të Espanyolit, ishin të mbushura me ngjyra dhe energji para ndeshjes së Spanjës kundër Egjiptit.

Megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së parë, një pjesë e turmës filloi një thirrje të turpshme, e cila gradualisht fitoi vrull, që thoshte qartë:

 “Kushdo që nuk kërcen është mysliman”. Fatkeqësisht, kjo thirrje u përsërit disa minuta më vonë. Përveç kësaj thirrjeje të mjerueshme, disa tifozë shënjestruan edhe Viniciusin, duke brohoritur “Vinicius, top plazhi”.

Mbetet të shihet se a do të marrë Federata Spanjolle ndonjë gjob rreth kësaj.



Read it all at Bota Sot