FIFA ka nisur sot procedurë disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit për incidentet që ndodhën në ndeshjen miqësore kundër Egjiptit.
Brohoritjet nga tribunat e tipit ” Kushdo që nuk kërcen qoftë mysliman” do të hetohen nga FIFA, sipas një deklarate nga organi më i lartë qeverisës i futbollit në botë.
Tribunat e stadiumit të Espanyolit, ishin të mbushura me ngjyra dhe energji para ndeshjes së Spanjës kundër Egjiptit.
Megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së parë, një pjesë e turmës filloi një thirrje të turpshme, e cila gradualisht fitoi vrull, që thoshte qartë:
“Kushdo që nuk kërcen është mysliman”. Fatkeqësisht, kjo thirrje u përsërit disa minuta më vonë. Përveç kësaj thirrjeje të mjerueshme, disa tifozë shënjestruan edhe Viniciusin, duke brohoritur “Vinicius, top plazhi”.
Mbetet të shihet se a do të marrë Federata Spanjolle ndonjë gjob rreth kësaj.