Allegri i kundërpërgjigjet Cassanos

- Bota Sot

Allegri i kundërpërgjigjet Cassanos

“Allegri është trajneri kryesor që nuk është vërtet trajner.

Po e çon futbollin tonë drejt humnerës, është katastrofa e krijuar nga ai dhe ata që i lëpijnë b*thën në 10 vitet e fundit.

Nuk di të stërvisë, flet pa kuptim, vazhdon të fitojë shumë para dhe nuk e kuptoj pse”. Kështu u shpreh Antonio Cassano ndaj Massimiliano Allegrit, aktualisht trajner i Milanit.

Në prag të sfidës ndaj Udineses, tekniku toskan iu përgjigj me ironi:

“Kam pasur fatin të stërvis Cassanon, bënte ndeshje të jashtëzakonshme, besoj se afrohej pak me Ronaldinho.

Unë respektoj opinionet e të gjithëve. Nëse për të jam përgjegjësi i problemeve të kombëtares, atëherë më ka bërë një kompliment”.



Read it all at Bota Sot