“Allegri është trajneri kryesor që nuk është vërtet trajner.
Po e çon futbollin tonë drejt humnerës, është katastrofa e krijuar nga ai dhe ata që i lëpijnë b*thën në 10 vitet e fundit.
Nuk di të stërvisë, flet pa kuptim, vazhdon të fitojë shumë para dhe nuk e kuptoj pse”. Kështu u shpreh Antonio Cassano ndaj Massimiliano Allegrit, aktualisht trajner i Milanit.
Në prag të sfidës ndaj Udineses, tekniku toskan iu përgjigj me ironi:
“Kam pasur fatin të stërvis Cassanon, bënte ndeshje të jashtëzakonshme, besoj se afrohej pak me Ronaldinho.
Unë respektoj opinionet e të gjithëve. Nëse për të jam përgjegjësi i problemeve të kombëtares, atëherë më ka bërë një kompliment”.