Një rast i peshkimit ilegal është parandaluar dje, në Nashec të Prizrenit.
Sipas Federatës së Peshkatarëve, tek ura e Nashecit, tre persona kanë ushtruar peshkim në mënyrë të paligjshme me rrjeta krahu.
“Pas vërejtjes nga ana jonë, personat janë larguar në drejtim të Nashecit deri në Lukinjë përmes ujit, me një lundër me motor. Pas hetimeve të zhvilluara, Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë personat dhe t’i shoqërojë në stacion policor së bashku me lundrën me motor”, thuhet në njoftimin e federatës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është hapur ndaj personave për peshkim të kundërligjshëm, si dhe për tre thika që janë gjetur në barkë, deri lundra është konfiskuar deri në vendimin e gjykatës./G.S