Egnatia u has në vështirësi disa javë më parë, pasi komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi për përjashtimin për 5-6 ndeshje të disa pjesëtarëve të stafit, Albano Aleksit dhe drejtorit sportiv.
Mirëpo, “vula” ishte përjashtimi për 6 muaj i trajnerit Edlir Tetova.
Ndërkohë që së fundmi, klubi i Egnatias ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gazetarët. Ditën e nesërme në orën 11:00, “timonieri” i kampionëve do të dalë para mediave.
Tetova tu japë përgjigje shumë pyetjeve, të cilat lidhen me vazhdimësinë e punës, pojektet apo problematikat e sezonit, ashtu siç shkruhet edhe në njoftim.
NJOFTIMI:
Të nderuar kolegë gazetarë, Klubi i Futbollit Egnatia ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin tuaj profesional. Ju njoftojmë se nesër, në orën 11:00,
Trajneri Tetova dhe KF Egnatia deklaratë për problematikat e sezonit dhe vazhdimësinë e punës dhe projektit, deklarata ka një rëndësi të madhe trajnerin Tetova, për klubin dhe më tej.
Për këtë arsye, prania juaj është shumë e rëndësishme dhe e mirëpritur. Duke vlerësuar seriozitetin e çështjes që do të trajtohet, shpresojmë në mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen tuaj sa më të gjerë. Për çdo detaj shtesë, do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju.