Egnatia jep njoftimin e rëndësishëm për trajnerin Edlir Tetova

- Bota Sot

Egnatia jep njoftimin e rëndësishëm për trajnerin Edlir Tetova

Egnatia u has në vështirësi disa javë më parë, pasi komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi për përjashtimin për 5-6 ndeshje të disa pjesëtarëve të stafit, Albano Aleksit dhe drejtorit sportiv.

Mirëpo, “vula” ishte përjashtimi për 6 muaj i trajnerit Edlir Tetova.

Ndërkohë që së fundmi, klubi i Egnatias ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gazetarët.  Ditën e nesërme në orën 11:00, “timonieri” i kampionëve do të dalë para mediave.

Tetova tu japë përgjigje shumë pyetjeve, të cilat lidhen me vazhdimësinë e punës, pojektet apo problematikat e sezonit, ashtu siç shkruhet edhe në njoftim.

NJOFTIMI:

Të nderuar kolegë gazetarë, Klubi i Futbollit Egnatia ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin tuaj profesional. Ju njoftojmë se nesër, në orën 11:00,

Trajneri Tetova dhe KF Egnatia deklaratë për problematikat e sezonit dhe vazhdimësinë e punës dhe projektit, deklarata ka një rëndësi të madhe trajnerin Tetova, për klubin dhe më tej.

Për këtë arsye, prania juaj është shumë e rëndësishme dhe e mirëpritur. Duke vlerësuar seriozitetin e çështjes që do të trajtohet, shpresojmë në mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen tuaj sa më të gjerë. Për çdo detaj shtesë, do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju.



Lexoni të gjitha në Bota Sot