Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

- Gazeta e Prizrenit

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.

Kampionia olimpike në çerekfinale e eliminoi polaken Aleksandra Kaleta.

Paraprakisht, “Disi” e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi çeken Tereza Bodnarova.

Në gjysmëfinale, garuesja pejane do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.

Krasniqi synon të fitojë medalje në Evropianit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit