Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë zili edhe skenaristët e Hollivudit

- Gazeta e Prizrenit

Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë zili edhe skenaristët e Hollivudit
Në fjalën përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka bërë deklarata të rënda ndaj të akuzuarit Naim Murseli, duke e cilësuar krimin si makabër dhe të kryer para syve të fëmijëve të mitur.
Prokurorja ka thënë se skenari i tyre për vrasjen e Liridonës, ka qenë shumë mirë i përgatitur, saqë do të ia kishin zili dhe skenaristët e Hollivudit.

“Skenari i tyre ka qenë shumë i mirë i përgatitur, atë do ta kishin zili edhe skenaristët e Hollivudit. Secili veten e ka paraqitur si person që nuk ka asgjë me kryerjen e veprës penale që është lëndë e kësaj procedure, duke ia hedhur fajësinë të akuzuarve të tjerë, e që mëkati më i madh i tij (Naimit) është njohja e dy të akuzuarve të tjerë. I akuzuari i parë përpiqej të tregonte veten si person human dhe njeri i gatshëm që t’u ndihmonte të tjerëve. Ashtu edhe kur e ka njohur Granit Plavën, ka filluar t’i japë para, me arsyetimin “që t’i gjendem”. Mirëpo, në shqyrtimin gjyqësor nuk e ka pranuar që të njëjtin po e akuzon se, pa kurrfarë arsyeje, njeriu i cili vetëm i ka ndihmuar në jetë, Granit Plava, ia ka vrarë bashkëshorten, duke mos pasur asnjë dilemë që ai ka qenë Granit Plava, edhe pse sipas fjalëve të tij, personi i cili ka dalë para veturës ka qenë i maskuar”, ka thënë prokuorja Javorka Perlinçeviq.



Read it all at Gazeta e Prizrenit