Barcelona më e dëmtuara

- Bota Sot

Barcelona më e dëmtuara

Pothuajse të gjitha klubet spanjolle kanë përfunduar rrugëtimin në Champions League.

Villarreal dhe Athletic Bilbao nuk e kaluan fazën “pla yoff”, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona u eliminuan në çerekfinale. Vetëm Atlético Madridi vazhdon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin. 

Sipas analizës së “Archivo VAR”, fokusi ishte te vendimet e VAR-it pro dhe kundër çdo skuadre.

Barcelona është skuadra më e dëmtuar; asnjë vendim në favor dhe tre kundër.

Dy lidhen me gabime në pozicion jashtë loje gjysmë-automatik dhe një me kartonin e kuq të munguar për kundërshtarin.

Megjithatë, katalanasit i fituan të gjitha këto ndeshje. Atlético Madridi nuk pati asnjë vendim pro dhe dy kundër, njësoj si Villarreal, ndërsa Athletic Bilbao vetëm një kundër.

E vetmja skuadër që përfitoi nga VAR ishte Real Madridi; 5 vendime pro dhe 3 kundër. Disa ndikuan drejtpërdrejt në fitore, përfshirë një penallti ndaj Olympique Marseille. Kjo analizë pritet të ndezë edhe më shumë debatin se “Los Blancos” favorizohen nga gjyqtarët.



Read it all at Bota Sot