Pothuajse të gjitha klubet spanjolle kanë përfunduar rrugëtimin në Champions League.
Villarreal dhe Athletic Bilbao nuk e kaluan fazën “pla yoff”, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona u eliminuan në çerekfinale. Vetëm Atlético Madridi vazhdon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin.
Sipas analizës së “Archivo VAR”, fokusi ishte te vendimet e VAR-it pro dhe kundër çdo skuadre.
Barcelona është skuadra më e dëmtuar; asnjë vendim në favor dhe tre kundër.
Dy lidhen me gabime në pozicion jashtë loje gjysmë-automatik dhe një me kartonin e kuq të munguar për kundërshtarin.
Megjithatë, katalanasit i fituan të gjitha këto ndeshje. Atlético Madridi nuk pati asnjë vendim pro dhe dy kundër, njësoj si Villarreal, ndërsa Athletic Bilbao vetëm një kundër.
E vetmja skuadër që përfitoi nga VAR ishte Real Madridi; 5 vendime pro dhe 3 kundër. Disa ndikuan drejtpërdrejt në fitore, përfshirë një penallti ndaj Olympique Marseille. Kjo analizë pritet të ndezë edhe më shumë debatin se “Los Blancos” favorizohen nga gjyqtarët.