Eder Militao do të mungoj në Kupën e Botës.
Mbrojtësi brazilian ka pësuar një lëndim të ri, gjë që është konfirmuar ditë më parë nga skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Por lëndimi i 28-vjeçarit duke më serioz se sa pritej.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Militao do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e tij të ri në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
COPE raporton se brazilianit i është rihapur shenja nga dëmtimi fillestar, i cili ndodhi në dhjetor kundër Celtës.
Fatkeqësisht, Militao do të humbasë Kupën e Botës, pasi do të jetë jashtë fushave për së paku katër muaj.
Mungesa e tij do të jetë e madhe për kombëtaren e Brazilit dhe trajnerin Carlo Ancelotti.