Militao do të mungojë në Kupën e Botës

- Bota Sot

Militao do të mungojë në Kupën e Botës

Eder Militao do të mungoj në Kupën e Botës.

Mbrojtësi brazilian ka pësuar një lëndim të ri, gjë që është konfirmuar ditë më parë nga skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Por lëndimi i 28-vjeçarit duke më serioz se sa pritej.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Militao do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e tij të ri në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

COPE raporton se brazilianit i është rihapur shenja nga dëmtimi fillestar, i cili ndodhi në dhjetor kundër Celtës.

Fatkeqësisht, Militao do të humbasë Kupën e Botës, pasi do të jetë jashtë fushave për së paku katër muaj.

Mungesa e tij do të jetë e madhe për kombëtaren e Brazilit dhe trajnerin Carlo Ancelotti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot