Ditë e keqe për Vedat Muriqin

- Bota Sot

Ditë e keqe për Vedat Muriqin

Alaves ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Mallorca-s së Vedat Muriqit.

Ditë e keqe për Muriqin dhe skuadrën e tij.

Ky ishte ballafaqimi mes skuadrave që luftojnë për të siguruar ekzistencën në shoqërinë e më të mirëve.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar për Mallorca-n , por ishte i mbuluar vazhdimisht nga mbrojtja vendase.

Në minutën e 18-të Virgili kaloi në epërsi skuadrën e Mallorca-s. 

Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit bëjnë përmbysjen me golat e futbollistit Martinez në minutën e 56-të e 69-të.

Pas javës së 32-të në kampionatin spanjoll, Alaves është në vend të 14-të me 36 pikë e ka një më shumë se Mallorca që gjendet tre pozita më poshtë.



Read it all at Bota Sot