Alaves ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Mallorca-s së Vedat Muriqit.
Ditë e keqe për Muriqin dhe skuadrën e tij.
Ky ishte ballafaqimi mes skuadrave që luftojnë për të siguruar ekzistencën në shoqërinë e më të mirëve.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar për Mallorca-n , por ishte i mbuluar vazhdimisht nga mbrojtja vendase.
Në minutën e 18-të Virgili kaloi në epërsi skuadrën e Mallorca-s.
Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit bëjnë përmbysjen me golat e futbollistit Martinez në minutën e 56-të e 69-të.
Pas javës së 32-të në kampionatin spanjoll, Alaves është në vend të 14-të me 36 pikë e ka një më shumë se Mallorca që gjendet tre pozita më poshtë.