Diplomati Bujar Deskaj: Krenarë që shohim shqiptarët...

- Bota Sot

Diplomati Bujar Deskaj: Krenarë që shohim shqiptarët...

Futbollistët shqiptarë kudo që kanë luajtur e kanë lartësuar emrin e shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Nga Evropa, në vendet e Skandinavisë e deri në Australinë e largët, futbollistët shqiptarë kanë pasur një rol të madh në promovimin e talentit dhe vlerave tona sportive.

Diplomati i Kosovës, Bujar Deskaj, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Artan Malaj, shprehën krenarinë e tyre për takimin me dy emra të njohur të futbollit shqiptar, Altin Haxhi dhe Lumbardh Dellova.

Ky takim u vlerësua si një moment i veçantë që dëshmon kontributin e madh të sportistëve shqiptarë në përfaqësimin dinjitoz të kombit në arenën ndërkombëtare.

Së bashku me Artan Malajn, patëm kënaqësinë të takonim dy legjenda të futbollit shqiptar - Altin Haxhin dhe Lumbardh Dellovën.

Krenarë që shohim shqiptarët të përfaqësuar në një nivel të tillë.

Të dy kanë veshur me krenari edhe fanellën e CSKA Sofia - njëri si ish-lojtar që ka lënë gjurmë në lojë, dhe tjetri aktualisht duke shkruar historinë e tij në fushë dhe duke përfaqësuar ekipin kombëtar të Kosovës.

Respekt për të dy brezat dhe gjithçka që ata përfaqësojnë për futbollin”, tha Deskaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.



Read it all at Bota Sot