Sot u mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, ku u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës.
Pika që ngjalli më së shumti debat ishte, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban.Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, theksoi se qëllimi kryesor i këtij subvencionimi është përmirësimi i shërbimit të transportit publik dhe rritja e qasjes së qytetarëve në transport të sigurt. Sipas tij, subvencionimi parashihet të bëhet për linjat e transportit urban, ku operatorëve do t’u kompensohet një pjesë e kostos operative, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet shërbim më i lirë.
Shukri Quni nga BDP, propozoi që në këtë subvencionim të përfshihen edhe fshatrat. Ndërkaq, edhe kuvendarët e partive të tjera nga pozita dhe opozita, dhanë opinionet e tyre lidhur me këtë pikë.
Në fund, kjo pike dështoi për votim, ndërsa mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. / Tv Prizreni