Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, pas arritjes së koalicionit qeverisës me PDK-në në Prishtinë, tashmë ka nisur edhe ndryshimet nëpër drejtori.
“ Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës.
Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu.
Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, dje është shkarkuar Sokol Havolli, drejtor i Investimeve Kapitale në kryeqytet. LDK me një komunikatë për media është distancuar nga koalicioni i Ramës me PDK-në për kryeqytetin.