Drita e vulos çështjen e Kampionit në Superligë, mposht Ballkanin

- Gazeta e Prizrenit

Drita e vulos çështjen e Kampionit në Superligë, mposht Ballkanin

Drita arriti të shënojë fitore ndaj FC Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Me këtë fitore skuadra nga Gjilani, e vulos çështjen e kampionit për sezonin 2025/26.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 24-të ku autor ishte  Besnik Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa goli I dytë në ndeshje erdhi në minutën  e 85-të ku autor ishte Abdoul Dante.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të Dritës, ndërsa me këtë rezultat, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë,  11 pikë më shumë se Ballkani, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Kjo është hera e pestë në histori të klubit të “Intelektualëve” që arrijnë të shpallen kampion.

Pas kësaj  arritje, FC Drita arrin gjithashtu edhe kuotën për pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.



Read it all at Gazeta e Prizrenit