Nga Kosova drejt e në Shqipëri për Bajram

- Gazeta e Prizrenit

Nga Kosova drejt e në Shqipëri për Bajram

Shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë festën e Kurban Bajramit duke udhëtuar drejt Shqipërisë, për të vizituar qytetet dhe destinacionet turistike në vend.

Menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit, është vërejtur një rritje e vazhdueshme e fluksit të udhëtarëve nga Kosova që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për festë.

Prej disa javësh, mes dy vendeve është në fuqi regjimi i lehtësuar i lëvizjes në kufi për shkak të sezonit veror, gjë që ka ndikuar në shmangien e pritjeve të gjata dhe kolonave të automjeteve.


Sipas të dhënave, pritjet në pikat kufitare zakonisht zgjasin rreth 3 deri në 5 minuta, me përjashtim të pikës në Hani i Elezit, ku koha e pritjes arrin rreth 5 deri në 10 minuta.



Read it all at Gazeta e Prizrenit