Nipi e denoncoi në Polici – 85-vjeçarja dyshohet se u përball me dhu*në psikike nga djali në Malishevë

- Gazeta e Prizrenit

Nipi e denoncoi në Polici – 85-vjeçarja dyshohet se u përball me dhu*në psikike nga djali në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku një grua 85-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës psikike nga djali i saj.

Sipas informacioneve nga burime të besueshme të afërta me hetimin, rasti është denoncuar nga nipi i të moshuarës, i cili ka raportuar në Polici se babai i tij kishte ushtruar presion dhe dhunë psikike ndaj gjyshes së tij.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në rrugën “Iliria” në Malishevë, ku kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin S. H.

Ndërkohë, me viktimën H. V. janë marrë zyrtarët përgjegjës për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, të cilët kanë vlerësuar gjendjen dhe nevojat e saj.


Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal “Dhunë në familje”.

Me vendim të Prokurorisë, S. H. është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit