Sot xhiro e fundit në Superligë, bet*eja e Ballkanit e Malishevës për vendin e dytë

- Gazeta e Prizrenit

Sot xhiro e fundit në Superligë, bet*eja e Ballkanit e Malishevës për vendin e dytë

Sot përmbyllet edicioni 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me pesë ndeshje që zhvillohen në të njëjtin orar dhe që pritet të vendosin dilemat e fundit të sezonit.

Edhe pse kampioni dhe dy skuadrat që bien nga liga tashmë janë përcaktuar, gara vazhdon për pozitën e dytë në tabelë, si dhe për shmangien e vendit të tetë, që dërgon në barazh.

Kampionia e Kosovës, Drita, do të luajë pa presion në udhëtim ndaj Malishevës, skuadër që ende është në garë për pozitën e dytë në renditje.

Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit në një përballje me shumë peshë për të dy skuadrat. Dukagjini kërkon pikët për t’iu shmangur barazhit, ndërsa Ballkani synon të ruajë pozitën e dytë në tabelë.

Në Gjilan, skuadra vendase pret Prishtinën e Re, në një ndeshje ku gjilanasve u mjafton vetëm një pikë për të siguruar mbijetesën, ndërsa mysafirët tashmë janë të përshëndetur nga elita.

Ferizaj, i cili ka rënë nga Superliga, do të presë Llapin, skuadër që është në luftë për të shmangur vendin e tetë dhe rrezikun e barazhit.

Sfida më interesante e javës pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Drenicën. Të dyja skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për të shmangur pozitën e tetë dhe për të siguruar qetësi në fund të sezonit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës nisin në orën 16:00. /GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit