Bie çmimi i naftës në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 2 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.48 euro për litër, e që i bie ulje për 2 cent krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.41 euro për litër.

Çmimi maksimal i gazit është përcaktuar 0.72 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e datës 2 qershor 2026.

Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000.



Read it all at Gazeta e Prizrenit