Dy përplasje të njëpasnjëshme në një autostradë në Hungarinë perëndimore këtë të premte kanë lënë tetë persona të vdekur.
Sipas policisë, fillimisht një kamion u përfshi nga flakët pasi u përplas me një automjet pranë qytetit të Győr, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe bllokim të trafikut.
Rreth gjysmë ore më vonë, një minibus me targa moldave u përplas me një kamion tjetër që kishte ndaluar në autostradë pas aksidentit të parë. Si pasojë e përplasjes së dytë, shtatë persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.