Brazili e nisi me hap fals, ja rezultati me Marokun

- Gazeta e Prizrenit

Brazili e nisi me hap fals, ja rezultati me Marokun

Një nga ndeshjet më interasante të Kupës së Botës, ajo mes Brazilit dhe Marokos ka përfunduar pa fitues.

Rezultati përfundimtar në “MetLife Stadium” në New Jersy, ishte i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline. “Luanët e Atlasit” e nisën ndeshjen në menyrë fantastike, ku pas sulmeve të vazhdueshme arritën të kalonin në epërsi me golin e Ismael Saibari, në minutën e 31-të.

Dhjetë minuta më pas, Vinicius Jr barazoi shifrat, duke shkuar në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë “Seleçao” dominoi ndeshjen, pati edhe disa raste të mira për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në ndeshjen e radhës, Brazili luan me Haitin, derisa Matoku kundër Skocisë./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit