Sot mbushen 27 vjet nga themelimi dhe funksionimi i Komunës së Prizrenit, të parit institucion që nisi punën në Kosovën e çliruar nga pushtimi serb, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Këshilli Komunal (KK) në Prizren filloi punën me 15 qershor 1999. Në krye të tij, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës u emërua Kadri Kryeziu, ish i burgosur politik, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së.
Prizreni ka qenë qyteti i parë në Kosovë, ku pas përfundimit të luftës filloi të funksionojë pushteti lokal. Nga 15 qershori, Komuna, që kishte 13 drejtori dhe 25 sektorë udhëhoqi jetën institucionale në këtë pjesë të Kosovës. /
Portali GazetaePrizrenit.net më parë ka botuar një shkrim kushtuar kësaj ngjarje – linku:
Si nisi punën Komuna e Prizrenit pas luftës, më 1999? (foto)