Prizren: Aktakuzë ndaj 25-vjeçarit nga Shqipëria për një sasi kok*aine të kapur në Vërmicë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Aktakuzë ndaj 25-vjeçarit nga Shqipëria për një sasi kok*aine të kapur në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, 25-vjeçarit Zere Deshiku, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti lidhet me një kontroll të kryer më 30 tetor 2025 në Pikën Kufitare në Vërmicë, ku autoritetet kanë ndaluar të pandehurin gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit që ai kishte marrë me qira në Tiranë, nën ulësen e shoferit është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 575.71 gram. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar marihuanë.


Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se i pandehuri akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit gjyqësor, i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit