Refuzohet kërkesa e Haxhi Shalës për pushime në Shqipëri

- Gazeta e Prizrenit

Refuzohet kërkesa e Haxhi Shalës për pushime në Shqipëri

Haxhi Shala, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i njohur me nofkën “Komandant Topi”, nuk ka marrë leje nga Gjykata Speciale për të udhëtuar së bashku me familjen në Shqipëri.

Në një komunikatë për media, Specialja bëri të ditur se një lëvizje e tillë është në kundërshtim thelbësor me dënimin e caktuar ndaj tij dhe se kushtet e lirimit nuk mund të pezullohen, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të forta ligjore ose humanitare.

“Më 23 qershor, Kryetare Trendafilova rrëzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për një pushim të shkurtër, ndërkohë që po kryen dënimin sipas kushteve të caktuara për lirimin e tij në Kosovë.

Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se ky udhëtim, bie ndesh thelbësisht me dënimin e dhënë dhe lirimi me kusht nuk mund të ndryshohet, në qoftë se nuk është për arsye bindëse ligjore apo humanitare. Në të njëjtën kohë, Kryetarja miratoi kërkesën e tij për të rinovuar letërnjoftimin dhe dokumentet e udhëtimit.

Sikurse u tha më lart, H. Shala u lirua me kusht më 2 shkurt 2026 dhe dënimi I tij përfundon më 11 dhjetor 2026″, thuhet në njoftim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit