Haxhi Shala, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i njohur me nofkën “Komandant Topi”, nuk ka marrë leje nga Gjykata Speciale për të udhëtuar së bashku me familjen në Shqipëri.
“Më 23 qershor, Kryetare Trendafilova rrëzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për një pushim të shkurtër, ndërkohë që po kryen dënimin sipas kushteve të caktuara për lirimin e tij në Kosovë.
Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se ky udhëtim, bie ndesh thelbësisht me dënimin e dhënë dhe lirimi me kusht nuk mund të ndryshohet, në qoftë se nuk është për arsye bindëse ligjore apo humanitare. Në të njëjtën kohë, Kryetarja miratoi kërkesën e tij për të rinovuar letërnjoftimin dhe dokumentet e udhëtimit.
Sikurse u tha më lart, H. Shala u lirua me kusht më 2 shkurt 2026 dhe dënimi I tij përfundon më 11 dhjetor 2026″, thuhet në njoftim.