Dalin pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues nga Pakoja Kundër Inflacionit

- Gazeta e Prizrenit

Dalin pagesat prej 100 eurosh për studentët përfitues nga Pakoja Kundër Inflacionit

Studentët përfitues të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 kanë filluar të marrin mbështetjen financiare prej 100 eurosh, pas përfundimit të procesit të verifikimit nga institucionet përgjegjëse.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili njoftoi se komisioni verifikues ka përmbyllur shqyrtimin e të dhënave të dërguara nga institucionet e arsimit të lartë dhe ka finalizuar listën e studentëve që plotësojnë kriteret për përfitim.

Sipas ministrit, pagesat kanë nisur të ekzekutohen gjatë ditës së sotme dhe do të transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të studentëve të kualifikuar.


Kjo mbështetje e njëhershme është pjesë e masave të Qeverisë së Kosovës për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës tek qytetarët, me fokus të veçantë te studentët.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë studentët që kanë kaluar me sukses procesin e verifikimit do të përfitojnë shumën prej 100 eurosh pa pasur nevojë për procedura shtesë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit