Flet familjari i hoxhës së vr*arë në Dragash: Dhjetra pla*gë nga thika i ka në shpinë

- Gazeta e Prizrenit

Flet familjari i hoxhës së vr*arë në Dragash: Dhjetra pla*gë nga thika i ka në shpinë

Gjatë së martës është vrarë me thikë hoxha Gazmend Tairovci nga fshati Zlipotok të Dragashit.
Në lidhje me këtë rast ka folur djali i agjës së tij, ku ka treguar se imami ishte kërcënuar edhe më herët nga i dyshuari.

“Përpara kurgjo, asnjë plagë nuk e ka pasur hoxha. E mrapa nja 20 herë, krejt shpinën e ka pas, edhe në qafë ka pas plagë. Kanë pas mosmarrëveshje më herët, amo hoxha e ka thirrë çdo herë policinë, çështja e pronës nuk ka qenë problem shumë i madh, hoxha e ka kositë një livadh, edhe ai ka thanë sana është e jemja, hoxha i ka thanë hajt merre pra, ai djali ka dashtë edhe kalin me i marrë hoxhës”, ka thënë ai.

Familari i imamit ka thënë se edhe banorët e tjerë janë kërcënuar në të kaluarën nga i njëjti person.

“Hoxha i ka lënë katër fëmijë, dy meshkuj ku i madhi është 19-vjeçar. Ai më ka kërcënuar edhe mua më herët e disa të tjerë. Ne njihemi si familje, se fshati nuk është shumë i madh, ne besojmë tek shteti i Kosovës në këtë rast”, është shprehur ai

Lexo edhe:

Për ç’arsye u v*ra imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë



Read it all at Gazeta e Prizrenit