Paraburgim për 9 të dyshuarit për mash*trim në sektorin e naftës

- Gazeta e Prizrenit

Paraburgim për 9 të dyshuarit për mash*trim në sektorin e naftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nëntë të pandehurve, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë shpëlarje parash, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit të gjykatës në Facebook, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk MazrekNaser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Nysret Bajraktari.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme, pasi ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale ose të pengojnë zhvillimin e procedurës.

“Gjykata gjithashtu konsideron se, nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që ata të vazhdojnë komunikimet dhe bashkëpunimin për të kryer vepra të tjera penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/do-tju-vras-kercenon-dy-police-ne-suhareke-29-vjecari-shoqerohet-ne-stacion/


Read it all at Gazeta e Prizrenit