Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave situata paraqitet e qetë, pa kolona dhe me pritje minimale.
Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Ndërkohë, për automjetet e rënda (kamionët), pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare të Kosovës.