Në shtetas i huaj është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit kishte vendosur edhe një kartëmonedhë në vlerë prej 5 eurove.
Kur është pyetur nga zyrtari policor për arsyen e vendosjes së parave në dokumente, ai ka deklaruar se ato i kishte lënë “që policët të pinin kafe”.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.