Babai dyshohet se rrahu djalin pas një konflikti në Rahovec, përfundon në ndalim 48-orësh

- Gazeta e Prizrenit

Babai dyshohet se rrahu djalin pas një konflikti në Rahovec, përfundon në ndalim 48-orësh

Një mosmarrëveshje familjare në Rahovec ka eskaluar në dhunë fizike, duke përfunduar me arrestimin e babait, i cili dyshohet se sulmoi djalin e tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Gëzim Hamza”, ku i dyshuar është J. D., 61 vjeçar, ndërsa viktimë figuron djali i tij, F.D., 25 vjeçar.

Sipas burimeve, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në shtëpinë ku jetojnë së bashku, babai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht të birin.

Si pasojë e incidentit, 24-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta trupore, kryesisht gërvishtje në dorën e majtë dhe ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec.

Pas trajtimit, të dy palët janë intervistuar nga Policia.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa J. D. është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit