Prizren: Defekt në rrjet, lagjja “Bajram Curri” pa ujë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Defekt në rrjet, lagjja “Bajram Curri” pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se, për shkak të një defekti në gypin Ø110 mm në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

“Hidroregjioni Jugor” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe u kërkon ndjesë për shqetësimin e shkaktuar./ Gazeta e Prizrenit/



Read it all at Gazeta e Prizrenit