Rekord historik para finales Spanjë–Argjentinë, biletat arrijnë çmime marramendëse

- Gazeta e Prizrenit

Rekord historik para finales Spanjë–Argjentinë, biletat arrijnë çmime marramendëse

Ethet para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës kanë arritur kulmin, ndërsa çmimet e biletave po shënojnë nivele të papara më herët në sport.

Sipas raportimeve të “RMC Sport”, përballja në stadiumin “MetLife” pritet të bëhet finalja më e shtrenjtë në historinë e sportit, për shkak të kërkesës jashtëzakonisht të lartë nga tifozët.

Çmimi mesatar i një bilete në treg raportohet të ketë arritur në rreth 9 mijë e 717 euro, ndërsa edhe biletat më të lira kushtojnë deri në 3 mijë e 496 euro.

Shifra edhe më të larta janë shfaqur në platformat e rishitjes, ku disa bileta janë vendosur me çmime që arrijnë deri në 1 milion e 748 mijë euro. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto bileta janë shitur realisht me këto çmime.


Përveç kostos së lartë, organizatorët po përballen edhe me shqetësime për kushtet atmosferike. Nju Jorku është përfshirë nga tymi i zjarreve pyjore në Kanada, vetëm pak ditë para finales, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e ajrit dhe kushtet për tifozët.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, finalja mes Argjentinës dhe Spanjës pritet të zhvillohet mes interesimit të jashtëzakonshëm dhe të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së futbollit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit