Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Ambroz Përlazerit për vra*sjen e Hekuran Morinës

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Ambroz Përlazerit për vra*sjen e Hekuran Morinës

Prokuroria Speciale sot ka ngritur aaktakuzë ndaj Ambroz Përlazerit për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Ambroz Perlazeri, i cili ka i qenë dyshuar për vrasjen e rëndë të Hekuran Morinës, ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2014.

Siç kishte raportuar më herët Gazeta Sinjali, Përlazeri ishte arrestuar më 10 mars 2026 në Prizren, pas një periudhe të gjatë në arrati. Ndaj tij kishin qenë aktive tri urdhër-arreste.

Sipas aktakuzës, më 7 shtator 2015 në Prizren, i pandehuri dyshohet se, në bashkëkryerje me Bernard Përlazerin, të shtyrë nga qëllimi për përfitim pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Hekuran Morinës, vëllait të tij, Fadil Morinës, dhe personit me inicialet B.H.

Si pasojë e të shtënave, Hekuran Morina kishte humbur jetën, Fadil Morina kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H. kishte marrë lëndime të lehta.


Prokuroria ka njoftuar se aktakuza i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa Përlazeri ndodhet në paraburgim.

Për të njëjtin rast, Bernard Përlazeri ishte dënuar në mars të vitit 2018 nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim unik prej 22 vjetësh burgim efektiv.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata


Read it all at Gazeta e Prizrenit